
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat e rrepta të kursimit.
Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Katalonja rrezëllon me ngjyrë të kuqe alarmi, që tregon reshjet e tre viteve të fundit. Që kur ka nisur matja e të dhënave meteorologjike, ky rajon në verilindje të vendit nuk ka përjetuar më parë një periudhë kaq të thatë. Këtë situatë nuk e ndryshojnë dot as reshjet e fundit.
E prekur nga thaësira është edhe Andaluzia në jug të Spanjës, por edhe Balearet dhe ishtujt Kanarie vuajnë nga mungesa e ujit. Kjo do të thotë, se janë prekur pikërisht rajonet e vendit, ku lulëzon turizmi. Nuk është për t`u çuditur, që kritikat ndaj degës së turizmit po shtohen gjithnjë e më shumë, sepse turistët konsumojnë shumë ujë.
„Prandaj ky sektor duhet detyruar, që të marrë masa drastike kursimi”, mendon Dante Maschio, zëdhënës i shoqatës qytetare katalanase Aigua és Vida, e cila lufton prej vitesh për menaxhimin më të mirë të ujit në Katalonjë. “Masat e deritanishme për reduktimin e konsumit në turizëm kanë qenë shumë të rezervuara”, thotë ai. “Sektorit të turizmit i janë dhënë liri të mëdha.” Në rast emergjence – dhe kjo situatë është e tillë – sektorët me konsum intensiv uji do të duhej të detyroheshin ta ndalonin aktivitetin. “Në nuk kemi vetëm mungesë reshjesh”, thotë Maschio. “Ne kemi një problem strukturor.” Burimet e ujit janë shfrytëzuar pa mëshirë për shumë vite.
Edhe Julio Barea, gjeolog dhe ekspert i burimeve ujore pranë organizatës Greenpeace, nuk i kursen kritikat: “Nëse popullata normale ka kufizime për konsumin e ujit, kjo duhet të vlejë aq më tepër për turistët”, thotë ai. Dhjetë herë më i lartë se mesatarja është për shembull konsumi ditor për frymë tek pushuesit në resorte me fusha golfi. Megjithatë qeveria rajonale e Andaluzisë i përjashtoi hotelet nga ndalimi i mbushjes së pishinave. “Kjo është një çmenduri e vërtetë”, thotë Barea.
Edhe në Katalonjë kohët e fundit ka qenë e ndaluar të mbushen pishinat në zonat shumë të prekura nga thatësira. Ndër të tjera në Lloret de Mar, në një nga qendrat e turizmit në Costa Brava në verilindje të Barcelonës. Për hotelierët e atjeshëm kjo ishte baraz me një katastrofë. “Pushuesit duan të relaksohen në pishinë”, thotë Enric Dotras, kryetar i shoqatës lokale të hotelierëve. Me qëllim që turistët këtë verë të mos rrinin në të thatë apo të mos vinin fare, sipërmarrësit krijuan me ngut një impiant për shkripëzimin e ujit të detit me 1,5 miliardë euro, për të anashkaluar ndalimin.
Dotras e konsideron të tepruar kritikën ndaj sektorit të turizmit dhe vë theksin te përpjekjet e shumëanshme të sektorit për të kursyer ujin, që bëhet prej vitesh. Shumë hotele kanë hequr për shembull vaskat, sepse dushi konsumon më pak ujë. Në shumë raste ka stimuj për pushuesit, që të heqin dorë nga ndërrimi i përditshëm i peshqirëve dhe çarçafëve. Disa hotele kanë ndërtuar një rrjet shtesë për qarkullimin e ujit, me qëllim që tualetet të shpëlahen me ujë të përdorur. Turizmi në Lloret de Mar siguron 90 përqind të prodhimit ekonomik lokal. Ky sektor krijon 12.000 vende pune.
Rëndësia e madhe, që ka turizmi në Spanjë, është ndoshta arsyeja pse politikanët e kanë të vështirë të vendosin masa të mëtejshme shtrënguese në këtë sektor. Dymbëdhjetë për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Spanjës gjenerohet nga turizmi. Më shumë se 85 milionë pushues të huaj erdhën në Spanjë në vitin 2023. Aq shumë sa kurrë më parë. Kjo e vendos Spanjën në vendin e dytë ndër destinacionet më të njohura të udhëtimit në botë pas Francës. Vetëm Katalonja regjistroi më shumë se 18 milionë vizitorë, duke u vënë kështu në vendin e parë midis rajoneve spanjolle, përpara ishujve Baleare, ishujve Kanarie dhe Andaluzisë.
Një ndër katër litra nga uji i pijshëm rrjedh në tokë
Arsyeja kryesore për gjendjen e mjeruar aktuale është përdorimi i keq i burimeve hidrike, shpjegon Cels Garcia, profesor i gjeografisë në Universitetin e Baleareve në Mallorca. “Në zonën e Mesdheut, periudhat e thata dhe të lagështa kanë zëvendësuar gjithmonë njëra-tjetrën. Thatësirat janë këtu fenomene krejtësisht natyrore.” Prandaj duhet bërë planifikimi që më parë. Duhet që impiantet e shkripëzimit të përdoren edhe në periudha me shi të dendur, në mënyrë që rezervat e ujërave nëntokësore të mund të rikuperohen. Por në fakt zakonisht ndodh e kundërta: Sapo bie sërish shi, sistemet mbyllen, sepse uji i prodhuar në këtë mënyrë është shumë më i shtrenjtë se ujërat nëntokësore. Përveç kësaj në Katalonjë për shembull kohët e fundit është investuar shumë pak në infrastrukturë, si në rinovimin e sistemit të kanalizimit. Një ndër katër litra të ujit të pijshëm depërton në tokë i papërdorur për shkak të gypave të amortizuar. Në ishujt Baleare dhe në Andaluzi situata është e ngjashme.
Në Katalonjë pritet që më shumë se një duzinë impiante të reja shkripëzimi të ndihmojnë për të lehtësuar situatën. Qeveria rajonale po planifikon një të tillë edhe në mes të portit të Barcelonës. “Kjo është një zgjidhje e thjeshtë”, thotë Cels Garcia. “Megjithatë këto sisteme nuk duhet të përdoren kurrsesi për të mundësuar rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve.” Por pikërisht kjo po ndodh në Spanjë: në tre muajt e parë të vitit në vend erdhën më shumë se 16 milionë pushues të huaj – një plus prej më shumë se 17 për qind krahasuar me një vit më parë./DW/
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

