Flash News

Bota

Turqia heq bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO

Turqia heq bllokadën ndaj Finlandës dhe Suedisë për

Pas disa javësh kundërshtime, sot Turqia njoftoi se do të heqë veton e saj dhe do të mbështesë aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n gjatë samitit të aleancës në Madrid.

"Kam kënaqësinë të njoftoj se kemi një marrëveshje që i hap rrugën Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n," u tha gazetarëve të martën në mbrëmje shefi i Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg në Madrid.

Ministrat e Jashtëm të tre vendeve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Madrid , përpara një takimi dy-ditor të liderëve të NATO-s.

“Ministrat tanë të jashtëm nënshkruan një memorandum trepalësh, i cili konfirmon se Turqia në Samitin e Madridit këtë javë do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t'u bërë anëtarë të NATO-s”, tha në një deklaratë presidenti finlandez Sauli Niinistö.

“Memorandumi ynë i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, shtoi lideri finlandez.

“Të bëhemi aleatë të NATO-s do ta forcojmë më tej këtë angazhim,” shtoi ai.

Të fundit