Flash News

Bota

Turqia lëshoi urdhër arresti, deputetja gjermane ndalohet në Antalia

Turqia lëshoi urdhër arresti, deputetja gjermane ndalohet në

Gökay Akbulut, një deputete nga partia gjermane Die Linke u arrestua në aeroportin e Antalias pas mbërritjes së saj në Turqi më 3 gusht.

Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi incidentin për gazetën Frankfurter Allgemeine, duke thënë se ambasada gjermane në Ankara dhe konsullata e saj në Antalia ishin në kontakt të ngushtë me deputeten.

Qeveria gjermane ndërhyri menjëherë për të siguruar lirimin e saj të menjëhershëm. Akbulut, e cila është deputete që nga viti 2017, foli për arrestimin e saj në një postim në Twitter të shtunën mbrëma.

“Sapo mbërrita në aeroportin e Turqisë, mësova se ndaj meje kishte një urdhër arresti. Dosja u fshi brenda disa orësh, përpara se të më duhej të bëja një deklaratë. Falenderoj Ministrinë e Jashtme për veprimin e saj të shpejtë! Incidenti tregoi edhe një herë se në Turqi nuk ka ndarje pushtetesh. Mos u shqetësoni: Nuk do të më tremb një urdhër arresti”,tha ajo.

Arsyeja zyrtare e arrestimit ende nuk dihet.

Të fundit