Flash News

Bota

Turqia “mirëpret” oligarkët rusë, por me një kusht

Turqia “mirëpret” oligarkët rusë, por me një

Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi për sa kohë që ata respektojnë ligjin ndërkombëtar. Këtë ka deklaruar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, raportojnë mediet e huaja.

Qëndrimi i Turqisë për konfliktin Rusi-Ukrainë nuk është i qartë si i vendeve të tjera, pasi ajo ka kritikuar ashpër Rusinë për pushtimin e saj, por ka kundërshtuar sanksionet e NATO-s të vendosura ndaj individëve dhe subjekteve ruse në parim.

“Nëse oligarkët rusë ose ndonjë qytetar rus do të vizitojë Turqinë sigurisht që mundet”, tha Cavusoglu. “Nëse do të thuash nëse këta oligarkë mund të bëjnë ndonjë biznes në Turqi, atëherë sigurisht nëse është e ligjshme dhe jo kundër ligjit ndërkombëtar, unë do ta konsideroj atë. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër”.

Kujtojmë se pas nisjes së ofensivës pushtues ruse mbi Ukrainë, roli i Turqisë u bë gjithnjë e më shumë prioritar dhe me rëndësi për mbijetesën e Kievit. Konventa e Montreux i lejonte Turqisë të bllokonte lundrimin e luftëanijeve ruse në Detin e Zi, duke ulur kështu mundësitë që Ukraina të sulmohej edhe nga deti.

Të fundit