Flash News

Bota

Turqia nis ofensivë të re kundër militantëve kurdë në Irak

Turqia nis ofensivë të re kundër militantëve kurdë

Turqia ka nisur një ofensivë të re ajrore dhe tokësore kundër militantëve kurdë në veri të Irakut, tha më 18 prill ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Sipas "Radio Europa e Lirë", njësitë ushtarake dhe forcat speciale, të mbështetur nga një numër i paspecifikuar i avionëve dhe helikopterëve, janë përfshirë në ofensivën kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan, që gjenden në veri të Irakut, tha Akar.

PKK konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo organizatë po kryen një kryengritje kundër shtetit turk që prej vitit 1984.

“Pilotët tanë me sukses kanë goditur strehimoret, shpellat, tunelet dhe depot e municionit që i përkasin organizatës terroriste”, tha Akar.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se operacioni nisi pasi u zbulua se PKK po planifikonte një sulm të shkallës së gjerë kundër Turqisë.

Të fundit