Flash News

Bota

Turqia nuk do të pranojë pacientë me COVID-19 nga vendet e tjera, po zihen shtretërit

Turqia nuk do të pranojë pacientë me COVID-19 nga vendet e tjera,

Turqia nuk do të pranojë më pacientë me COVID-19 nga vendet e tjera që të kurohen në spitalet turke.

Ishte ministria e Shëndetësisë që urdhëroi ndalimin e sjelljes së pacientëve me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë. Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.

Sipas gazetës turke Sozcu, vendimi i qeverisë erdhi pas një artikulli të publikuar në këtë media për numrin e lartë të pacientëve me Covid që po vijnë në Turqi duke zënë shtretërit, që mund të përdoreshin nga turqit.

Numrin më të lartë të pacientëve të huaj e përbëjnë shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria.

Të fundit