Flash News

Bota

Turqia tregon programin hapësinor, Erdogan: Në 2023 shkojmë në Hënë

Turqia tregon programin hapësinor, Erdogan: Në 2023 shkojmë
Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri me dije se vendi i tij ka tashmë programin e tij kombëtar hapësinor, një udhëzues bazuar në qëllime realiste dhe konkurruese, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin prezantues të mbajtur në Ankara, presidenti Erdogan tha se "programi kombëtar hapësinor do ta çojë vendin në një ligë më të lartë në garën globale të hapësirës".

Duke theksuar se programi u përgatit dhe do të realizohet nga Agjencia Hapësinore e Turqisë (TUA), Erdogan tha se Turqia, e cila për shekuj me radhë hapi derën e drejtësisë, moralit dhe paqes, "po hap derën e civilizimit të saj drejt udhëtimin qiellor".

"Misioni kryesor dhe më i rëndësishëm i programit është të arrijmë kontaktin e parë me Hënën në qindvjetorin e republikës sonë (2023)", u shpreh Erdogan.

Ai shtoi se vendi i tij do të grumbullojë aktivitetet e prodhimit satelitor nën një autoritet të vetëm.

Nën programin e saj hapësinor kombëtar, tha ai, Turqia synon të themelojë një sistem rajonal të pozicionimit dhe kohës. Ai po ashtu theksoi se Turqia po planifikon të themelojë një transport hapësinor duke siguruar qasje në hapësirë.

Një tjetër qëllim i programit, tha më tej presidenti turk, është rritja e konkurrencës së vendit në hapësirë, duke investuar në motin e hapësirës dhe në meteorologji.

Ai tha se sipas programit Turqia do të zhvillojë më tej ekonominë e industrisë së saj hapësinore.

 

Të fundit