Flash News

Bota

Turqia vë në zbatim paktin e Montreux-it? Ukraina “shpreson” bllokimin e luftanijeve ruse

Turqia vë në zbatim paktin e Montreux-it? Ukraina
Foto Ilustruese

Pakti i Montreux-it pret vetëm dritën jeshile të Turqisë, për t’u vënë në zbatim. Turqia, në bazë të paktit, merr fuqinë e kontrollit dhe bllokimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur me një postim në Twitter, se bllokimi i tyre nga ana e Turqisë do të ishte një ndihmë e madhe për Ukrainën ë kushtet e luftës. Ai shpreh falënderimet e tij për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe popullin e Turqisë për ndihmën humanitare që po i japin Ukrainës.

“Falenderoj mikun tim zotin President të Erdogan dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të ruse luftanijeve në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Njerëzit e Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë!”, shkruan Zelensky në Twitter.

Kjo është dita e tretë e sulmeve ruse mbi Ukrainë. Një raketë goditi mëngjesin e sotëm një godinë pallati, por nuk pati të lënduar. Ndërsa, autoritetet u kujdesën për evakuimin e njerëzve.

Të fundit