Flash News

Bota

Turqit reagojnë ashpër ndaj veprimeve të Greqisë në Jon: Shkak për luftë!

Turqit reagojnë ashpër ndaj veprimeve të Greqisë në

Miratimi i projektligjit grek për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 në 12 miljë milje në Egjeun Qendror dhe detin Jon, ka shkaktuar me reagime të forta në Turqi.

Ai që ngjalli më tepër shqetësim në Turqi ishte fjalimi i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha se zgjerimi pritet të përfshijë edhe pjesën e detit në lindje të Kretës duke patur parasysh zonën, për të cilën deri më tani Turqia dhe Greqia kanë përplasje të forta.

Dendias, gjithashtu shtoi se me mbylljen e gjireve dhe zgjerimin nga 6 në 12 milje në Jon, Greqia fiton 13 000 km2 territor të ri, i cili përbën 10% të territorit total të Greqisë.

Mediat vendase e kanë konsideruar këtë një “shkak për luftë” duke rikthyer në vëmendje të publikut deklaratat e mëparshme të politikanëve se nëse Greqia do të ndërmerrte një veprim të tillë atëherë kjo do të përkthehej në shpallje lufte në Turqisë.

Gjithçka ndodh 5 ditë para negociatave Greqi-Turqi në Stamboll, ndërsa turqit kanë vënë në lëvizje marinën e tyre.

Pritet që gjatë ditës së sotme të vijojnë diskutimet në parlamentin grek ku gjasat janë që projektligji të kalojë me vota unanime nga deputetët.

Të fundit