Flash News

Bota

U aludua për shtyrje të zgjedhjeve prej tërmetit, përgjigjen e jep Erdogan

U aludua për shtyrje të zgjedhjeve prej tërmetit, përgjigjen

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi solli aludime se mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Në lidhje me këtë gjë ka folur vetë presidenti Recep Tayyip Erdogan ku tha se zgjedhjet do të mbahen në datën 14 maj.

“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë.

Erdogan shpreson që Qeveria e tij të mbesë në pushtet deri në vitin 2028, por pas tërmeteve masive që kanë lënë më shumë se 45 mijë të vdekur në Turqi, ka pasur dilema nëse do të mbahen votimet sipas planifikimeve apo jo.

Lideri turk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet.

Të fundit