Flash News

Bota

U arrestua në Itali, ish-lideri i Katalonjës: Jam mësuar të përndiqem nga Spanja

U arrestua në Itali, ish-lideri i Katalonjës: Jam mësuar të

Ish-presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont u zotua se do të "vazhdojë betejën" pas lirimit nga burgu në ishullin italian të Sardenjës. Puigdemont u arrestua nga autoritetet italiane të enjten, por u lirua një ditë më vonë në pritje të një seance ekstradimi më 4 tetor.

Mediat e huaja raportojnë se, kreu i Katalonjës kishte shkuar në Sardenjë për të marrë pjesë në një ngjarje kulturore katalanase në Alghero, kryeqyteti i Sardenjës.

Katër vjet pasi u largua nga Spanja, ish-presidenti Carles Puigdemont u arrestua nga policia italiane në ishullin e Sardenjës, për shkak të një referendumi mbi pavarësinë e Katalonjës nga Spanja. Ai u lirua në pritje të një seance dëgjimore për ekstradimin e tij në Spanjë.

"Unë jam mësuar të përndiqem nga Spanja, por fundi është gjithmonë i njëjtë: jam i lirë dhe do të vazhdoj betejën," tha Puigdemont.

Puigdemont dhe një numër kolegësh të tij separatistë u vendosën në Belgjikë në Tetor 2017, nga frika e arrestimit pas mbajtjes së një referendumi për pavarësinë e Katalonjës, të cilën gjykatat dhe qeveria spanjolle e thanë se ishte i paligjshëm.

Edhe pse Puigdemont ka një vend në Parlamentin Evropian, legjislatura i ka hequr atij imunitetin parlamentar.

Puigdemont u ftua të marrë pjesë në një ngjarje kulturore katalanase dhe një takim me simpatizantët që kërkojnë pavarësinë e Sardenjës. Gjyqtari që autorizoi lirimin e tij vendosi që Puigdemont ishte i lirë të udhëtonte pa kufizime.

Të fundit