Flash News

Bota

U dënua me burg, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dorëzohet vetë në polici

U dënua me burg, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dorëzohet

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma u dorëzua në polici për të filluar vuajtjen e një dënimi me 15 muaj burg. Vetëm disa minuta para afatit të mesnatës për policinë për ta arrestuar, Zuma shkoi vetë dhe u dorëzua, raportojnë mediat e huaja.

Dje ai bëri një përpjekje të fundit për të shmangur burgun, duke kërkuar që kryeprokurori i vendit të vonojë urdhrin për arrestimin e tij. 79-vjeçari u dënua me burg për përbuzje, sepse ai sfidoi një urdhër gjykate.

Ish-presidentit iu kërkua që të dëshmonte para një komisioni gjyqësor, pasi akuzohej për korrupsion që ka qenë në detyrë. Por ai nuk u paraqit për të dëshmuar.

Të fundit