Flash News

Bota

U duk se rezultoi e suksesshme, raketa e tretë Space X shpërthen pak minuta pas uljes

U duk se rezultoi e suksesshme, raketa e tretë Space X shpërthen pak

Herën e tretë u duk se do ishte e suksesshmja për raketën Starship të Elon Musk, derisa nuk rezultoi ashtu.

Prototipi i fundit i nisjes së SpaceX u ngrit në qiell në një lartësi të madhe nga Boca Chica, Texas, pastaj fluturoi përsëri në Tokë për të arritur uljen e parë të duhur për një model Starship, por triumfi ishte jetëshkurtër.

Pas tetë minutash raketa ka shpërthyer në flakë pa u zbuluar ende shkaku se pse ndodhi një gjë e tillë.

Në provën e tretë Space X duket se ka pasur  progres krahasuar me dy herët e para në 9 dhjetor dhe në 2 shkurt ku raketa nuk kishte mundur që të qëndronte në ajër.

Raketa e çelikut Starship është zhvilluar për të mbajtur ngarkesa deri në 100 tonë në distanca të gjata dhe është “krenaria” e Musk. Ajo ka një lartësi prej 50 metrash, ndërsa në zhvillim të plotë Starship së bashku me transportuesin e raketave Super Heavy, gjithashtu të ripërdorur, do të arrijnë 120 metra.

Kapacitetet më të mëdha të Starship kanë për qëllim të zëvendësojnë raketat e sotme të ripërdorshme Falcon dhe kapsulat Space X Dragon për fluturimet hapësinore me dhe pa njerëz.

Të fundit