Flash News

Bota

U emërua nga Trump, Biden mban në detyrën drejtorin e FBI-së

U emërua nga Trump, Biden mban në detyrën drejtorin e FBI-së

Presidenti Joe Biden do të mbajë në detyrë drejtorin e FBI Christopher Wray. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

I emëruar nga ish-Presidenti Republikan Donald Trump, Wray ishte një shënjestër e shpeshtë e zemërimit të Trump për refuzimin e drejtorit të FBI për të mbështetur pretendimet e rreme të mashtrimit të votuesve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Drejtorët e Byrosë Federale të Hetimit emërohen për 10 vjet dhe Wray i kanë mbetur edhe gjashtë vjet në mandatin e tij.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi në Twitter se Biden "synon të mbajë Drejtorin e FBI Wray në detyrë dhe ai ka besim në punën që po bën”, shkruan reuters.

Vendimi i Biden për të mbajtur Wray si shefi i FBI u mirëprit nga Adam Schiff, demokrati që kryeson Komitetin e Inteligjencës së Dhomës dhe një kritik i trajtimit të Trump të çështjeve të inteligjencës.

Të fundit