Flash News

Bota

U gjobit me 1 milionë euro nga Gjykata Evropiane, Polonia refuzon të paguajë

U gjobit me 1 milionë euro nga Gjykata Evropiane, Polonia refuzon të

Gjykata Evropian ka vendosur një gjobë ditore prej 1 milionë eurosh ndaj Polonisë, për reformat e saj gjyqësore. Masa e vendosur vjen pasi Gjyakat Evropiane e gjobiti Poloninë në muajin shtator me 500.00 euro për shkak se refuzoi të mbyllte minierën e qymyrit Turow në kufirin me Republikën Çeke.

Mediet e huaja raportojnë se Polonia ka ende procese të tjera për reformën gjyqësore.

"Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) është një ekspert në humbjen e parave të Polonisë," tha Kamila Gasiuk-Pihowicz nga Platforma Qytetare e opozitës. "Jo vetëm që po shkatërrojnë pavarësinë e gjyqësorit, por po e bëjnë këtë në kurriz të polakëve."

Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro tha se "shteti polak nuk mund të përkulet para paligjshmërisë". Ai tha se Polonia "nuk mund dhe nuk duhet të paguajë asnjë monedhë as për "sanksionet e paligjshme kundër Turow" as për “ndryshimet në gjyqësor.” Ai i këshilloi polakët të ruanin qetësinë.

"Vetëm të dobëtit i dorëzohen presionit. Le të bëjmë punën tonë, le të reformojmë sistemin e drejtësisë dhe të kujdesemi për sundimin e ligjit në Bashkimin Evropian. Le të kujdesemi edhe për standardet e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që ligji të jetë i njëjtë kudo dhe të zbatohet në të njëjtën mënyrë”, tha ai.

GJED njoftoi gjobën të mërkurën, me shtatë çështje ende në pritje përpara dhomës së diskutueshme disiplinore të ngritur nga PiS. Megjithatë, në fjalimin e tij më të fundit në Parlamentin Evropian, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, ashtu si lideri i PiS Jaroslaë Kaczynski para tij, kishte thënë se dhoma disiplinore do të shpërbëhej "në formën e saj aktuale", jo për shkak të vendimit në Luksemburg, por sepse institucioni nuk po arrinte të përmbushte detyrat e tij. Tashmë planet e para për reformën do të prezantoheshin në shtator, por afati erdhi dhe shkoi pa ndryshime.

Të fundit