Flash News

Bota

U godit me thikë, humb jetën deputeti konservator në Britani

U godit me thikë, humb jetën deputeti konservator në Britani

Deputeti konservator Sir David Amess ka humbur jetën pasi u godit me thikë gjatë një takimi elektorale në Essex.

Sir David Amess, i cili përfaqëson Southend West, u sulmua të premten pasdite në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, kur po takonte votuesit.

Një burrë është arrestuar dhe është në paraburgim. Policia ka konfirmuar se ata nuk po kërkojnë askënd tjetër në lidhje me incidentin dhe nuk besojnë se do të ketë një kërcënim të vazhdueshëm për publikun, shkruan BBC. 

Sir David, 69 vjeç, ishte deputet që nga viti 1983 dhe ishte i martuar me pesë fëmijë.

Të fundit