Flash News

Bota

U godit në kokë nga çekiçi, ndërron jetë atletja 19-vjeçare

U godit në kokë nga çekiçi, ndërron jetë

Një 19-vjeçare kubaneze, Alegna Osorio pjesë e Olimpiadës Rinor, ka ndërruar jetë pas dëmtimeve të rënda që i shkaktoi goditja në kokë e një çekiçi gjatë fazës stërvitore.

Sipas mediave të huaja, Osorio ishte duke kryer stërvitje teksa u godit nga një çekiç në stadiumin e pistave në Kubë, në muajin prill.

Vdekja e 19-vjeçares u njoftua në Lojërat Olimpike të Tokios nga hedhësja e çekiçit të SHBA-së, Gewn Berry, pak para se të fillonte garën e saj.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidneti i Institutit Kombëtar të Sportit në Kubë, Osveldo Vento. "Ne e ndajmë këtë dhimbje të padurueshme me familjen e saj", u shpreh ai.

Alegna Osorio u rendit e katërta nga vajzat në Olimpiadën Rinore të Buenos Aires 2018 dhe arriti të sigurojë medaljen e bronzit në kampionatet Pan-Amerikane nën 20 vjeç rreth dy vite më parë.

 

Të fundit