Flash News

Bota

U identifikuan dy raste me variantin e ri, Britania ashpërson masat ndaj Covid-19

U identifikuan dy raste me variantin e ri, Britania ashpërson masat ndaj

Pas konfirmimit të variantit të rrezikshëm Omicron të Covid-19, Britania ka ashpërsuar masat. Kufizimet që do të hyjnë në fuqi nga java e ardhshme i prezantoi kryeministri Boris Johnson.

Masakat do të bëhet sërish e detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, ndërsa personat që do të hyjnë në Angli duhet të kenë dhe testin PCR, pavarëisht se janë të vaksinuar. Në të kundërt do të karantinohen.

Boris Johnson tha se Krishtlindjet do të ishin "konsiderueshme më të mira" se vitin e kaluar. Masat ishin “të përkohshme dhe paraprake”, shtoi ai.

Zyrtarët thanë se dy rastet me Omicron ishin të lidhura me udhëtimet në Afrikën jugore. Johnson tha: "Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e këtij varianti këtu në MB, sepse masat në kufi mund të minimizojnë dhe vonojnë vetëm ardhjen e një varianti të ri në vend që ta ndalojnë".

BBC raporton se kryeministri shtoi se masat e reja do të rishikohen brenda tre javësh, kohë në të cilën ata duhet të kenë informacion më të mirë për "efektshmërinë e vazhdueshme" të vaksinave.

Të fundit