Flash News

Bota

U kapën në ‘shtëpinë e barit’/ Policia spanjolle arreston 7 shqiptarë, njëri humb jetën duke tentuar të arratisej

U kapën në ‘shtëpinë e barit’/ Policia spanjolle

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle për trafik droge. Ndërsa një 25-vjeçar humbi jetën teksa u përpoq t’i shpëtonte policisë.

Ai ka hipur në çatinë e magazinës, ku kultivohej marijuana, por ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

I riu u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.

Kështu bëjnë me dije mediat spanjolle, ndërsa shtojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Valencia.

Gjithashtu shtojnë se në magazinë ishte kultivuar një sasi e madhe marijuane.

 

Të fundit