Flash News

Bota

U kritikua si diskriminuese, Britania heq karantinën për udhëtarët e vaksinuar nga Franca

U kritikua si diskriminuese, Britania heq karantinën për

Britania ka hequr karantinën për udhëtarët e vaksinuar plotësisht që mbërrijnë nga Franca. Kështu ka njoftuar qeveria britanike.

Javën e kaluar, Londra vendosi të heqë dorë nga 10 ditët e karantinës për personat që shkojnë nga SHBA dhe BE, me kusht që të jenë të vaksinuar plotësisht.

Duke qenë se Franca nuk ishte në listën e këtyre vendeve, vendimi i qeverisë britanike u kritikua gjerësisht. Qeveria franceze e cilësoi vendimin "diskriminues" dhe "të pabazuar shkencërisht".

Mesa duket, Mbretëria e Bashkuar i ka marrë në konsideratë kërkesat dhe e ka hequr karantinën.

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Clément Beaune, përshëndeti vendimin duke shkruar në rrjete sociale se "shkëmbimet e frytshme me partnerët tanë britanikë e kanë bërë të mundur këtë ndryshim të pritur".

Burimi: Euronews

Të fundit