Flash News

Bota

U mor me qera për të shuar zjarret, rrëzohet aeroplani zjarrfikës rus me tetë persona në bord në Turqi

U mor me qera për të shuar zjarret, rrëzohet aeroplani

Një aeroplan zjarrfikës rus i tipit Beriev me tetë persona në bord u rrëzua sot në Turqi, raportojnë mediat e huaja. Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se në aeroplan ndodheshin pesë anëtarë të forcave të armatosura ruse dhe tre shtetas turq. Avioni u rrëzua pranë Adanës.

Sipas ushtrisë ruse, përplasja ndodhi ndërsa avioni do të ulej. Aeroplan zjarrfikës po përpiqej të shuante një zjarr pranë qytetit të Kahramanmaras.

"Ndërsa përpiqeshin të shuanin një zjarr pranë qytetit të Kahramanmaras, një Be-200 i marrë me qira nga Rusia u rrëzua. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e rrëzimit", tha Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve e Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, një numër i madh shpëtimtarësh janë dërguar në vendngjarje, por dyshohet se te tetë personat kanë humbur jetën. Ministria ruse shtoi se një komision hetimor ishte dërguar tashmë. Avioni u mor me qira nga autoritetet turke për të shuar zjarret.

Të fundit