Flash News

Bota

U përball me ‘breshëri’ kritikash, ministri rus largohet nga takimi i G20-ës

U përball me ‘breshëri’ kritikash, ministri rus largohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë është larguar nga bisedimet me homologët e G20-ës në Indonezi pasi u përball me një breshëri kritikash për pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndërkohë, tha: "Ajo që kemi dëgjuar sot tashmë është një kor i fortë nga e gjithë bota... për nevojën për t'i dhënë fund agresionit."

Ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm të G20 që nga shpërthimi i luftës, me mikpritësin që i thotë menjëherë Rusisë se konflikti duhet të përfundojë përmes negociatave.

Lavrov gjithashtu la një seancë pasdite përpara se ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba t'u drejtohej ministrave virtualisht dhe nuk ishte i pranishëm teksa Blinken dënoi Rusinë.

Të fundit