Flash News

Bota

U përpoq të ndalonte një vjedhje, vritet 41-vjeçari nga Kosova në Brooklyn

U përpoq të ndalonte një vjedhje, vritet 41-vjeçari nga

Burim Havolli, 41 vjeç nga Kosova, mbikëqyrës i një pallati në lagjen Ditmas Park të Brooklynit, humbi tragjikisht jetën ndërsa përballej me një person të dyshuar për vjedhje të një pakoje në hollin e ndërtesës.

Ai ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe baba  i tre fëmijëve, ndërsa komuniteti e përshkruan si një njeri me zemër të madhe dhe kujdes të jashtëzakonshëm për të tjerët.

“Ai vdiq duke mbrojtur ndërtesën dhe pakot e banorëve”, tha vëllai i tij, Blerim Havolli, duke shtuar se Burim ishte “thjesht i pabesueshëm” dhe kujdesej për të gjithë në komunitet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së mërkurës, kur Havolli u përball me një 30-vjeçar që ishte futur për të vjedhur një pako. Përleshja verbale u përshkallëzua dhe kulmoi me goditje të shumta në kokë ndaj Havollit, i cili u rrëzua dhe vdiq më vonë në spitalin Kings County Hospital Center.

Policia ka marrë në pyetje një person lidhur me ngjarjen, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit.

 


 

Të fundit