Flash News

Bota

U plagos për vdekje në Afganistan, nëna e ushtarit britanik: Më vjen keq! Sakrificat e tua ishin kot, i dashur

U plagos për vdekje në Afganistan, nëna e ushtarit britanik:
Në foto: Ushtari britanik

Talebanët arritën të marrin kontrollin mbi Afganistanin pas 20 vitesh përpjekje. Dezertimi i trupave amerikanë të vendosur në Kabul dhe braktisja e vendit nga ish-presidenti afgan Ashraf Ghani, lejuan militantët talebanë të rivendosnin kontrollin e tyre mbi popullin afgan.

BBC ka sjellë rrëfimin prekës të nënës së një prej ushtarëve britanikë të vrarë gjatë luftës në Afganistan. Djali Hazel Hunt, Richard u plagos për vdekje gjatë një shpërthimi në provincën Helmand në vitin 2009.

Hazel e ka quajtur “të kotë” vdekjen e të birit, pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Kabul.

"Unë i vendosa lulet mbi varrin e tij dhe u ula dhe bisedova me të, dhe i tregova gjithçka se çfarë po ndodh. I thashë atij, se të gjitha sakrificat e tua thjesht kanë qenë kot i dashur. Dhe më vjen shumë keq”, u shpreh Hazel për BBC.

Një tjetër ushtar, i cili luftoi në Afganistan, Ben Parkinson u plagos rëndë në vitin 2006 teksa një minë i shpërtheu nën automjetin e tij. Në një intervistë të shkurtër për BBC, Parkinson tha se të gjitha përpjekjet e forcave britanike në Afganistan ishin bërë “për asgjë”.

"Ne nuk kemi ndryshuar asgjë. E cili ishte qëllimi?”, tha ai.

 

 

Të fundit