Flash News

Bota

U propozua nga Trump, Matt Gaetz tërhiqet nga kandidimi për Prokuror të Përgjithshëm

U propozua nga Trump, Matt Gaetz tërhiqet nga kandidimi për Prokuror

Ish-deputeti i GOP, Matt Gaetz, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidimi për pozitat e Prokurorit të Përgjithshëm të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin X.

Gaetz, ish-deputet i Floridës, tha se mori këtë vendim pas një takimi me senatorët të mërkurën. Ai theksoi se konfirmimi i tij po bëhej një shpërqendrim për punën e rëndësishme të Tranzicionit Trump/Vance, dhe nuk kishte kohë për përplasje të panevojshme në Uashington.

Zgjedhja e Gaetz si kandidat u vu nën një shqyrtim të ashpër për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për keqbërje, përfshirë akuza për sjellje seksuale abuzive dhe përdorim të paligjshëm të drogës. Gaetz ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

 

Të fundit