Flash News

Bota

U sëmur gjatë një interviste, Presidenti i Turqisë Erdogan rikthehet në krye të fushatës

U sëmur gjatë një interviste, Presidenti i Turqisë Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u rikthye në krye të fushatës pasi u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të martën mbrëma.

Erdogan kishte anuluar daljet publike për tre ditë, pasi u përball me atë që ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha më vonë se ishte gastroenterit.

Por presidenti turk u shfaq në një festival të aviacionit në Stamboll, i rrethuar nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibah.

Sëmundja e tij erdhi në një moment fatkeq për Erdoganin, i cili po përballet me një betejë të vështirë për rizgjedhje kur Turqia të shkojë në kutitë e votimit më 14 maj.

 

Të fundit