Flash News

Bota

U shfaq në video pa rrip sigurimi në makinë, policia gjobit kryeministrin e Britanisë së Madhe

U shfaq në video pa rrip sigurimi në makinë, policia gjobit

Policia britanike e gjobiti kryeministrin Rishi Sunak mbrëmjen e së premtes pas videos në rrjetet sociale ku u shfaq në makinë pa rrip sigurimi.

Policia e Lancashire njofton se 42-vjeçari është gjobitur sipas ligjeve në fuqi, ndonëse ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.

Kujtojmë se në Britaninë e Madhe, nëse dikush kapet duke mos mbajtur rripin e sigurimit gjobitet deri në 500 paund.

Në rastin konkret nuk dihet se sa është gjobitur Kryeministri britanik, i cili ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” që hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

 

Të fundit