Flash News

Bota

U shkëput kabina e teleferikut/ Shkon në 14 numri i viktimave në Itali, një fëmijë në gjendje të rëndë

U shkëput kabina e teleferikut/ Shkon në 14 numri i viktimave në
Foto ilustruese

14 persona humbën jetën nga shkëputja e kabinës së teleferikut, e cila ra nga një lartësi prej rreth 1500 metra. Ngjarja ndodhi në Italinë veriore, në Stresa-Mottarone, raporton AP.

I mbijetuari i vetëm është një fëmijë i vogël, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Gjashtë nga viktimat ishin shtetas izraelitë, duke përfshirë një familje prej katër personash që jetonin në Itali, tha ministria e jashtme izraelite.

Qeveria italiane njoftoi për ngritjen e një komisioni që të hetojë këtë ngjarje të rëndë, e cila ka të ngjarë të ngrejë dyshime në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë.

Linjat e këtij teleferiku ishin rinovuar në vitin 2016 dhe ishte rihapur së fundmi, pas lehtësimit të masave të koronavirusit.

Të fundit