Flash News

Bota

U shpall fajtor për 34 akuza, reagon për herë të parë Donald Trump

U shpall fajtor për 34 akuza, reagon për herë të parë

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar për herë të parë pasi u deklarua fajtor për 34 krime penale, duke e quajtur gjyqin “shumë të padrejtë”. 

“Për sa i përket vetë gjyqit, ishte shumë i padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë zgjedhor në asnjë rrethanë. E patë se çfarë ndodhi me disa nga dëshmitarët që ishin në anën tonë, ata u kryqëzuan nga ky njeri”, tha ai.

Trump vazhdoi të kritikojë më tej gjyqtarin Juan Merchan, duke thënë se “ai duket si një engjëll, por ai është me të vërtetë një djall”. “Nuk ka pasur kurrë një gjykatës më konfliktual,” tha Trump.

Ish-presidenti është shpallur fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Kjo është hera e parë që një ish-president ose në detyrë i SHBA-së dënohet për akuza penale.

Të fundit