Flash News

E-TJERA

U tërhoq nga gjykimi i statutit të Berishës, gjykata nuk e pranon kërkesën e Agron Zhukrit

U tërhoq nga gjykimi i statutit të Berishës, gjykata nuk e pranon

Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri. Këtij të fundit i ra shorti për të gjykuar ndryshimet statutore të PD, të cilat u miratuan në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Zhukri depozitoi kërkesë tre ditë më parë për të hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje, por pa dhënë një arsye. Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e tij, duke lënë në fuqi vendimin se Zhukri do të shqyrtojë ndryshimet në statut.

Kujtojmë se në Kuvendin e thirrur nga ish-lideri Sali Berisha u miratuan ndryshimet e reja statutore që më pas u depozituan në gjykatë, vula dhe logoja e re e PD.

“Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.

Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqesor", thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të fundit