Flash News

Bota

Udhëheqësi i talebanëve shfaqet për herë të parë publik

Udhëheqësi i talebanëve shfaqet për herë të

Udhëheqësi suprem i talebanëve Haibatullah Akhundzada iu drejtua mbështetësve në qytetin jugor të Kandaharit. Kjo është dalja e parë publike që nga marrja e kontrollit të grupit në vitin 2016.

Akhundzada ka qenë shefi shpirtëror i lëvizjes islamike që nga viti 2016, por ka mbetur një figurë e izoluar, edhe pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Udhëheqësi i talebanëve shfaqet për herë të
Haibatullah Akhundzada

Profili i tij i ulët ka ushqyer spekulimet për rolin e tij në qeverinë e re të talebanëve, të formuar pasi grupi mori kontrollin e Kabulit në mes të gushtit- madje edhe thashethemet për vdekjen e tij.

Të shtunën, ai vizitoi medresenë Darul Uloom Hakimah për të folur me ushtarët dhe dishepujt e tij të guximshëm, raportojnë mediat e huaja.

"Zoti e shpërbleftë popullin e shtypur të Afganistanit që luftoi të pafetë dhe shtypësit për 20 vjet. Qëllimi im këtu është të lutem për ju dhe ju lutuni për mua”, tha Akhundzada.

Në regjistrimin 10-minutësh, ai lutet për dëshmorët talebanë, luftëtarët e plagosur dhe suksesin e zyrtarëve të përfshirë në "provën e madhe" të rindërtimit të asaj që ata e quajnë Emiratet Islamike të Afganistanit.

“Të lutemi që të dalim me sukses nga kjo sprovë e madhe. Allahu na ndihmoftë të qëndrojmë të fortë”, tha ai.

Dalja e tij është shoqëruar me masa të rrepta sigurie dhe nuk ka asnjë fotografi apo video. Akhundzada përmendet si "Amirul Momineen", komandant i besimtarëve, grada që i është dhënë themeluesit të ndjerë taleban Mullah Omar nga mbështetësit e tij.

Akhundzada mendohet të jetë përzgjedhur për të shërbyer më shumë si një figurë shpirtërore sesa një komandant ushtarak, por deklaratat e tij jashtëzakonisht publike do të nxisin spekulimet se ai tani planifikon të marrë një rol më qendror në udhëheqjen e qeverisë së re.

Të fundit