Flash News

Bota

Udhëheqësit botërorë urojnë kryeministrin e ri të Izraelit, Bennett: Fillim i ditëve të reja, barra e provës është mbi ne

Udhëheqësit botërorë urojnë kryeministrin e ri të
Naftali Bennett

Udhëheqësit botërorë e kanë përgëzuar Naftali Bennett, pasi ai u betua si kryeministri i ri i Izraeli. Bennett, 49-vjeç, një ish-udhëheqës i kolonëve të ekstremit të djathtë, iu drejtua kabinetit të tij, duke iu thënë se vendi ishte "në fillim të ditëve të reja". Ai shtoi se, "qytetarët e Izraelit po na shikojnë të gjithë tani, dhe barra e provës është mbi ne."

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me Bennett dhe "shprehu qëllimin e tij të vendosur për të thelluar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, mbi shumë sfida dhe mundësi me të cilat përballet rajoni".

"Udhëheqësit ranë dakord që ata dhe ekipet e tyre të konsultoheshin nga afër për të gjitha çështjet në lidhje me sigurinë rajonale, përfshirë Iranin," tha Shtëpia e Bardhë.

Bennett është quajtur tradhtar nga disa politikanë të së djathtës fetare, të cilët e akuzuan atë për braktisjen e ideologjisë së tij për t'u bashkuar me "të majtët" hebrenj dhe politikanët arabë.

Pasi qeveria e Bennett është zotuar qartë se nuk do të adresojë krizën izraelito-palestineze, disa figura jashtë vendit theksuan nevojën për të ndjekur paqen në mesazhet e tyre të urimit.

Burimi: The Guardian

Të fundit