Flash News

Bota

Udhëheqësit evropianë mbështesin planin arab për rindërtimin e Gazës

Udhëheqësit evropianë mbështesin planin arab për

Vendet kryesore të BE-së kanë thënë se mbështesin planin e propozuar nga Arabët për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga territori, shkruan BBC.

Plani, i hartuar nga Egjipti dhe i miratuar nga udhëheqësit arabë, është hedhur poshtë nga Izraeli dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump , i cili paraqiti vizionin e tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një "rivierë të Lindjes së Mesme".

Të shtunën, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë e përshëndetën planin, i cili kërkon që Gaza të rindërtohet për pesë vjet, si "realist".

Në një deklaratë, ata thanë se propozimi premton "përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës" për popullin e Gazës.

Plani kërkon që Gaza të qeveriset përkohësisht nga një komitet ekspertësh të pavarur dhe që paqeruajtësit ndërkombëtarë të vendosen në territor.

Komiteti do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e ndihmës humanitare dhe menaxhimin e përkohshëm të çështjeve të Gazës nën mbikëqyrjen e Autoritetit Palestinez.

Propozimi është një alternativë ndaj idesë së Trump që SHBA të marrë në kontroll Gazën dhe të rivendosë popullsinë e saj.

Të fundit