Flash News

Bota

Udhëhoqi protestat kundër Lukashenkos, dënohet me 11 vjet burg aktivistja bjelloruse

Udhëhoqi protestat kundër Lukashenkos, dënohet me 11 vjet burg
Maria Kolesnikova

Aktivistja politike bjelloruse, e cila udhëhoqi protestat kundër qeverisë Maria Kolesnikova është dënuar me 11 vjet burg. 39 vjeçarja u gjykua së bashku me avokatin Maksim Znak, i cili u dënua me 10 vjet burg, raportojnë mediat e huaja.

Kreu i opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya reagoi për dënimet e dhëna dhe kërkoi "lirimin e tyre të menjëhershëm".

Këshilltari i Tsikhanouskaya, Franak Viacorka, shtoi se ata janë "ata janë të pafajshëm dhe nuk do të qëndrojnë kaq gjatë në burg".

"Ky gjyq ishte një farsë. Regjimi u bë një farsë," tha Viacorka.

Kolesnikova u bë një figurë kryesore e opozitës gjatë zgjedhjeve të gushtit të vitit të kaluar, të cilat rezultuan në rizgjedhjen e Aleksandër Lukashenkos.

Kolesnikova u përball me akuzat për dëmtimin e sigurisë kombëtare kur u arrestua në shtator të 2020-ës, pasi i rezistoi përpjekjes së autoriteteve për ta detyruar atë në internim.

Të fundit