Flash News

Bota

UEFA synon ndryshim në Champions League: Koha shtesë mund të hiqet

UEFA synon ndryshim  në Champions League: Koha shtesë mund të

Champions League mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm në formatin e tij, pasi UEFA po shqyrton mundësinë e heqjes së kohës shtesë prej 30 minutash dhe kalimin direkt te gjuajtjet e penalltive në rast të barazimit.

Sipas "The Guardian", kjo ide u diskutua gjatë një takimi në Nyon, Zvicër, mes përfaqësuesve të sindikatës së futbollistëve FIFPro dhe UEFA-s, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Aleksandër Ceferin.

Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është lehtësimi i ngarkesës fizike të futbollistëve, të cilët përballen me një kalendar tepër të ngjeshur mes klubeve dhe kombëtareve, duke rritur rrezikun e dëmtimeve.

Praktika e eliminimit të kohës shtesë është zbatuar më parë në disa kompeticione, si finalja e Superkupës së Europës, dhe shumë shpejt mund të miratohet edhe për ndeshjet e Champions League.

Të fundit