Flash News

Bota

UFO në Irak? Pentagoni publikon për herë të parë videon e një objekti misterioz sferik

  UFO në Irak? Pentagoni publikon për herë të parë videon

Pentagoni publikoi një video të një objekti misterioz që fluturonte mbi një zonë aktive konflikti në Lindjen e Mesme në vitin 2022.

Në këtë video të sapodeklasifikuar supozohet se bëhet fjalë për një UFO që ka fluturuar vitin e kaluar mbi Mosul, Irak.

Pamjet e kapura nga një dron ushtarak amerikan tregojnë një objekt misterioz sferik që mbulon qiellin mbi një zonë ushtarake.

Zyrtarët nuk e dinë se për çfarë objekti bëhet fjalë, tha Dr. Sean Kirkpatrick, drejtori i Zyrës së re të Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive në Gjithë Domenet (AARO), teksa shfaqte videon gjatë një seance dëgjimore të Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, raporton nypost.

Objekti u pa për herë të parë duke lëvizur nga lart djathtas i ekranit në të majtë poshtë. Zhduket përkohësisht nga pamja dhe më pas rishfaqet për pak kohë.

Të fundit