Flash News

Bota

Ukraina 329 fëmijë të zhdukur nga lufta ruse

Ukraina 329 fëmijë të zhdukur nga lufta ruse

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka thënë se 329 fëmijë konsiderohen aktualisht të zhdukur në Ukrainë, ndërsa 12,034 janë dëbuar në Rusi.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, thuhet se: Të dhënat për fëmijët e prekur deri më 28 nëntor 2022: 329 janë të zhdukur, 12,034 - të dëbuar dhe 7,819 - janë gjetur.

Në raport thuhet edhe se shifrat nuk ishin përfundimtare pasi verifikimet ishin ende në proces nga vija e frontit, si dhe nga pjesët e okupuara dhe të çliruara të Ukrainës.

  

Të fundit