Flash News

Bota

Ukraina bën bilancin e humbjeve të Rusisë në luftë, OKB: Mbi 4 milionë ukrainas janë larguar

Ukraina bën bilancin e humbjeve të Rusisë në luftë,

Rreth 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Prej tyre, 2.3 milionë kanë mbërritur në Poloni, por fluksi i refugjatëve në këtë shtet është ngadalësuar në ditët e fundit.

Rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur gjithashtu nga shtëpitë e tyre brenda Ukrainës.

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se Rusia ka humbur rreth 17,300 trupa gjatë pushtimit, shkruajnë mediat e huaja.

Ukraina shton se më shumë se 600 tanke, 75 tanke karburanti, 131 helikopterë dhe 1700 mjete të blinduara janë shkatërruar.

 

Të fundit