Flash News

Bota

“Ukraina gati për paqe”, Zelenskyy pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor

“Ukraina gati për paqe”, Zelenskyy pranon propozimin e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur  pas një takimi mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

Zelensky thotë se SHBA-të propozuan vendosjen e një armëpushimi të plotë për 30 ditë në Detin e Zi dhe përgjatë gjithë vijës së frontit.

“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon propozimet tona dhe dua të falënderoj presidentin Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

Zelenskyy konfirmon se Ukraina ka pranuar propozimin e armëpushimit, duke shtuar se "ne e konsiderojmë atë pozitiv dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap", shkruan skynews.

“Ukraina është gati për paqe”, thotë Zelenskyy, duke shtuar se Rusia “duhet të tregojë nëse është gati të ndalojë luftën apo ta vazhdojë atë. Ka ardhur koha për të vërtetën e plotë."

Pas bisedimeve të sotme në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se tani "topi është tani në fushën e Rusisë". 

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz shton se është "shumë e qartë" se Ukraina ndan vizionin e Donald Trump për paqen dhe thotë se "ata ndajnë vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund luftimeve".

Duke folur për hapat e ardhshëm, Rubio thotë se "ne do të marrim ofertën" për Rusinë.

Të fundit