Flash News

Bota

Ukraina godet Rusinë me raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukraina godet Rusinë me raketat amerikane me rreze të gjatë

Rusia ka pohuar se mbetjet nga një raketë Atacms e prodhuar nga SHBA-ja kanë rënë në rajonin e Bryansk.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, ka raportuar se mbeturinat ranë në një objekt ushtarak në rajonin Bryansk.

Ministria tha se kishte rrëzuar pesë nga raketat mbi rajonin Bryansk. Sulmi nuk rezultoi në viktima apo dëme.

Pretendimet nuk janë verifikuar mdërsa Ukraina nuk ka komentuar mbi raportet ruse dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim nga SHBA apo fuqi të tjera aleate

Administrata Joe Biden i kishte dhënë Ukrainës lejen e kërkuar prej kohësh për të përdorur raketat me rreze më të gjatë veprimi në objektivat në rajonin fqinj Kursk, ku forcat ukrainase kanë organizuar një inkursion dhe ku Rusia ka dislokuar trupat aleate të Koresë së Veriut.

Të fundit