Flash News

Bota

Ukraina hedh poshtë akuzat e Rusisë se drafti i marrëveshjes së paqes ishte 'i papranueshëm'

Ukraina hedh poshtë akuzat e Rusisë se drafti i marrëveshjes

Më herët sot, mediat e huaja shkruajtën se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Kievi i kishte paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje që përmbante elementë "të papranueshëm" dhe devijonte nga ajo për të cilën kishin rënë dakord të dy palët.

Negociatori ukrainas në bisedime, Mykhailo Podolyak, tha se Lavrov nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në diskutime dhe deklaratat e tij ishin "të një rëndësie të pastër propagandistike".

Ai tha se Moska po përpiqet të largojë vëmendjen nga ajo që ndodhi në Bucha, ku trupat ruse u akuzuan për vrasjen e civilëve.

"Kështu duhet të konsiderohet çdo deklaratë e tillë," shtoi ai, shkruan SkyNews.

 

Të fundit