Flash News

Bota

Ukraina ‘josh’ ushtarët rusë të tërhiqen nga lufta: Do merrni amnisti dhe para nëse dorëzoni armët

Ukraina ‘josh’ ushtarët rusë të tërhiqen nga

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov u ka bërë thirrje drejtpërdrejt ushtarëve rusë që luftojnë në Ukrainë, duke thënë se ata do të marrin amnisti të plotë dhe kompensim monetar nëse dorëzojnë vullnetarisht armët.

“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, shkruan në  Tëitter ministri Reznikov.

Kujtojmë se më herët, ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse të mbajtura në kufirin me Bjellorusinë.

Rezultati i negociatave nuk u bë publik. Bisedimet vazhduan për disa orë dhe u ndërprenë dy herë. Negociatorët nga Ukraina dhe Rusia do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime. Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, tha se të dy palët "kanë rënë dakord të vazhdojnë negociatat".

 

Të fundit