Flash News

Bota

Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar, Zelensky-perëndimit: Duhet armatim kundër raketave

Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të

Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të kërkuar nga partnerët perëndimorë, sipas zëvendësministres së Mbrojtjes të vendit.

Hanna Maliar tha: “Çfarëdo përpjekje që të bëjmë, pavarësisht sa profesionale është ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve tanë perëndimorë Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta fitojë këtë luftë”.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Rusia po fiton terren në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, veçanërisht në qytetin Severodonestk, i cili ka parë disa nga luftimet më të ashpra kohët e fundit. Pa një fluks të më shumë armëve, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të ndalur përparimin në rritje të Rusisë ose për të rimarrë tokën e pushtuar në rajon.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi nuk ka një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne të armëve anti-raketë dhe zvarritja në marrjen e tyre nuk mund të justifikohet.

Zelensky iu kërkoi partnerëve të Ukrainës që të sigurojnë armë moderne kundër raketave dhe tha se këtë javë do të ketë shumë bisedime të rëndësishme jo vetëm me politikanët evropianë, të cilët janë në gjendje t'i ofrojnë Ukrainës një sistem modern anti-raketë.

“Edhe pse ka gjithnjë e më pak raketa moderne në Rusi çdo ditë që kalon, nevoja e Ukrainës për sisteme të tilla mbetet. Sepse Rusia ka ende mjaft lloje raketash sovjetike, të cilat janë edhe më të rrezikshme. Ato janë shumë herë më pak të sakta, dhe për këtë arsye shumë herë më kërcënuese për objektet civile dhe ndërtesat e zakonshme të banimit”, tha Zelensky.

Burimi: CNN

Të fundit