Flash News

Bota

Ukraina ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani që nga shtatori, thonë zyrtarët ushtarakë

Ukraina ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar

Ushtria ukrainase tha të mërkurën se ka rrëzuar më shumë se 540 drone Shahed që nga shtatori i vitit të kaluar dhe rreth 500 raketa lundrimi.

“Gjatë dy orëve të para të natës të këtij viti, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 100% të dronëve, përkatësisht 84 njësi”, sipas Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës.

CNN raportoi të mërkurën sesi, sipas një vlerësimi të inteligjencës ukrainase, pjesë të bëra nga më shumë se një duzinë kompani amerikane dhe perëndimore u gjetën brenda një droni të vetëm iranian Shahed-136 të rrëzuar në Ukrainë vjeshtën e kaluar.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed për të sulmuar më tej Ukrainën.

Të fundit