Flash News

Bota

Ukraina kërkon armatim të rëndë nga perëndimi: Rusia nuk tërhiqet, vetëm po zhvendoset

Ukraina kërkon armatim të rëndë nga perëndimi: Rusia

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak i bëri sot thirrje SHBA-së dhe aleatëve të saj që të dorëzojnë armatime më të rënda në Ukrainë, ndërsa ushtria ruse e zhvendos fushatën e saj në lindje dhe jug të Ukrainës. Podolyak theksoi se Ukraina kishte nevojë për armatim më të rëndë.

"Pas tërheqjes së shpejtë të rusëve nga Kievi dhe Chernihiv, është e qartë se Rusia ka prioritet një taktikë tjetër, të lëvizë në lindje/jug, të kontrollojë territore të mëdha të pushtuara (jo vetëm në rajonet e Donetsk dhe Luhansk) dhe të fitojë një terren të fortë atje”, tha ai.

Ushtria ruse tha se "faza e parë" e pushtimit të saj në Ukrainë ishte e përfunduar dhe se do të tërhiqte forcat nga rrethi i Kievit dhe Chernihiv për t'u përqëndruar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

Njoftimi i Rusisë për atë fazë të re pjesërisht mund të sigurojë mbulim politik për ushtrinë ruse, duke shpjeguar pengesat e rënda në betejat rreth Kievit, por zyrtarët ukrainas kanë raportuar gjithashtu një rritje të aktivitetit ushtarak dhe granatimeve në Donbas nga forcat ruse, shkruan CNN.

Podolyak aludoi në pritjet nga zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë se Ukraina mund të ketë nevojë të përgatitet për luftë partizane në rast të pushtimit rus dhe rënies së kryeqytetit ukrainas.

“Partnerët tanë më në fund duhet të kuptojnë se “afganizimi” që ata duan dhe konflikti i gjatë rraskapitës për Rusinë nuk do të ndodhë. Rusia do të largohet nga të gjitha territoret ukrainase, përveç jugut dhe lindjes. Dhe do të përpiqet të gërmojë atje, të vendosë mbrojtjen ajrore dhe të reduktojë ndjeshëm humbjen e pajisjeve dhe personelit të saj", shtoi ai.

Të fundit