Flash News

Bota

Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori i saj për të arritur marrëveshjen e paqes

Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori

Alexander Rodnyansky, këshilltar i Presidentit të Ukrainës Zelenskyy, ka thënë se Kievi është kundër çdo marrëveshje paqeje  që ka si qëllim marrjen e territorit të Ukrainës- për shembull, dorëzimi zyrtarisht i rajonit lindor të Donbasit dhe Krimesë.

Ai tha për BBC Radio 4 Ëorld At One: "Ne sigurisht që nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga ndonjë territor ose të flasim për integritetin tonë territorial."

Kjo vjen pasi kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se Rusia tani po përpiqet të ndajë vendin në dysh dhe të "krijojë Korenë e Veriut dhe atë të Jugut në Ukrainë", pasi nuk kishte arritur të kapte shpejt të gjithë vendin.

Rodnyansky shtoi se Ukraina ishte e hapur për nënshkrimin e një marrëveshjeje neutraliteti, por se garancitë e sigurisë do të nevojiteshin nga shtetet e tjera - ndoshta anëtarë të NATO-s - në rast se "kërcënohet siguria ose integriteti ynë territorial".

Të fundit