Bota

Ukraina: Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi

Ukraina: Rusia ka vendosur deri në 500 mina në Detin e Zi

Ukraina pretendon se Rusia ka vendosur 400 deri në 500 minia të vjetra sovjetike në Detin e Zi, duke e bërë të pamundur eksportin e mallrave nga portet e Ukrainës.

Zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, thotë se Rusia "ka krijuar një krizë ushqimore në botë" duke bllokuar portet, duke shtuar se Rusia po përdor një "alibi informacioni" duke fajësuar Ukrainën për krizën ushqimore.

Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke pezulluar eksportet vitale të drithit dhe zyrtarët thonë se 20 milionë tonë drithë janë bllokuar tani në vend.

OKB thotë se disa vende mund të përballen me zi buke afatgjatë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e paraluftës. Rusia ka ofruar hapjen e një korridori përmes Detit të Zi për dërgesat e ushqimit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

 

Të fundit