Flash News

Bota

Ukraina thirrje shtetasve të saj: Largohuni menjëherë nga Rusia!

Ukraina thirrje shtetasve të saj: Largohuni menjëherë nga Rusia!

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen, ndërsa frika e nisjes së luftës rritet, shkruajnë mediat e huaja.

Ministria e jashtme e Ukrainës rekomandoi që shtetasit të mos udhëtojnë në Rusi, ndërsa shtoi se ata që ishin tashmë atje duhet të largohen "menjëherë".

Paralajmërimi erdhi pasi parlamenti i Ukrainës miratoi vendosjen e sanksioneve ndaj 351 shtetasve rusë, duke përfshirë ligjvënësit që mbështetën lëvizjen e Presidentit Vladimir Putin për të njohur Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut të Ukrainës Lindore si të pavarura dhe për të vendosur trupa në rajonet separatiste.

 

Të fundit