Flash News

Bota

Ukraina vendos në rrugë tabela dixhitale, mesazhe ushtarëve rusë: Kujto familjen, kthehu në shtëpi pa gjak në duar

Ukraina vendos në rrugë tabela dixhitale, mesazhe ushtarëve

Ukraina ka marrë mbështetjen e gjithë botës, politikanë, të famshëm dhe njerëz nga e gjithë bota janë pro Ukrainës dhe në thuajse gjithë kryeqytetet e botës po zhvillohen protestat në shenjë solidariteti me luftën në Ukrainë.

Në Kiev, janë vendosur disa tabela dixhitale (billboards) të cilat kanë mesazhe të drejtpërdrejta për ushtarët rus, të cilët prej disa ditësh po sulmojnë Ukrainën.

Disa nga mesazhet e këtyre tabelave janë:

“Ushtar rus, ndalo! Putini ka humbur. E gjithë bota është me Ukrainën. Largohu pa gjak në duar.”

“Ushtar rus, ndalo! Kujto familjen tënde. Kthehu në shtëpi me një ndërgjegje të pastër.”

Ukraina vendos në rrugë tabela dixhitale, mesazhe ushtarëve

Ukraina vendos në rrugë tabela dixhitale, mesazhe ushtarëve

Të fundit