Flash News

Bota

Ukraina zmbraps rusët në lindje, Zelenskyy “thumbon” liderët botërorë: Rezistuam 50 ditë, Rusia na dha vetëm 5

Ukraina zmbraps rusët në lindje, Zelenskyy “thumbon”

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të kapur Popasna dhe Rubizhne në lindje, ku trupat pushtuese kanë zhvendosur fokusin në ditët e fundit.

Në një fjalim në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, përshëndeti ukrainasit për mbijetimin e 50 ditëve nën sulmin rus.

“Njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm. Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. Pesëdhjetë ditë pushtim rus, megjithëse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë.

Kjo periudhë, këto 50 ditë më kanë treguar shumë liderë botërorë në një mënyrë tjetër. Kam parë politikanë që sillen sikur nuk kishin pushtet. Dhe kam parë jopolitikanë që kanë bërë më shumë në këto 50 ditë se disa shtetarë që pretendonin udhëheqje", vazhdon ai.

Në një intervistë për BBC, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë deri në 250 miliardë paund (326 miliardë dollarë) këtë vit.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Biden nuk do të vizitojë Ukrainën. Presidenti ka thënë se po shqyrton dërgimin e një zyrtari të lartë në kryeqytetin, Kiev.

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm rus i armëve bërthamore me rendiment të ulët për të kompensuar pengesat në Ukrainë nuk mund të "merret lehtë", megjithëse ka pak prova praktike për të përforcuar një shqetësim të tillë.

 

Të fundit